Korçë, nis Panairi i Pranverës me
ekspozita nga koleksionisti Shamblli

Korçë, nis Panairi i Pranverës me <br />ekspozita nga koleksionisti Shamblli
KORCE - Ka nisur për herë të parë në qytetin e Korcës Panairi i Pranverës, ku aktivitete të ndryshme kulturore do të shoqërojnë përgjatë fundjavave qytetarët e juglindjes. Panairi është celur me ekspozitën personale të koleksionistit, Mirgen Shamblli.

900 objekte të ndryshme me qeramikë nga periudha parahistorike e deri në ditët tona janë ekspozuar në ambjentet e katedrales, ku ka patur dhe vizitorë të shumtë.

Kjo është ekspozita e katër personale që organizon koleksionisti, Shamblli pas ekspozitës me objekte qelqi, ndërkohë që nëpërmjet tyre synon të përciellë një mesazh gjithëpërfshirës për ruajtjen e objekteve të vjetra.

Disa prej objekteve të ekspozuara nga koleksionisti, Shamblli janë prodhime qeramike shpelle, muri i Durrësit, tubo uji, oxhak, kallëpe qeramike etj.

Ekspozita me objekte qeramike është celur dhe në kuadër të festës së Pashkës.

(ad.ti/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

 Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset

Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset