Sot në Korçë nis Festa e Birrës, e organizuar nga bashkia. Nga data 12 gusht deri në 16 qyteti i serenatave do të gjallërohet nga festa, vizitorët dhe aktivitetet argëtuese. Një ngjarje e tillë ka rezultuar ndër vite mjaft e frytshme për të ardhurat ekonomike të qytetit e si e tillë ajo vjen sot në vitin e 9.
Këtë vit tryeza e festës do të shtrohet në sheshin para hyrjes së tribunës së stadiumit “Skënderbeu”, për të ruajtur ambientet e Parkut Rinia aty ku është festuar vitet e tjera.
Këtë vit do të ketë një superskenë ku do të ngjiten emrat më të njohur të muzikës shqiptare si: Vedat Ademi, Eugent Bushpepa, Elita 5, Grupi Na, por edhe emrat e rinj si Vesa Smolica dhe Latino Band, Gipsy Groove, Skizo Band, Flaka Krelani etj.
Festa këtë vit do të këtë shumëllojshmëri gatimesh tradicionale vendase me çmime promocionale.
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com