Korçë, një fundvit me aktivitete
të shumta artistike për qytetarët

Korçë, një fundvit me aktivitete<br />të shumta artistike për qytetarët
KORÇË- Me rastin e festave të fundvitit dhe për të mbajtur gjallë jetën artistike në qytetin që artin e ka pjesë të zhvillimit të tij, këto ditë të fundit të dhjetorit kanë qënë të mbushura me aktivitete të shumta në qytetin juglindor, Korçë.

Agjencia e njohur në botën e spektaklit në vend e rajon, ka organizuar aktivitetin e saj të radhës, duke ju përkushtuar totalisht fëmijëve, bukurisë, pafajsisë dhe botës së tyre.
 
Kjo agjenci mundësoi realizimin e një konkursi bukurie për fëmijë, ku 110 fëmijë, të përzgjedhur nga shkollat nëntë vjeçare të qytetit, u bënë pjesë e këtij spektakli, ndër të cilët u zgjodh djali dhe vajza më e bukur e qytetit.    
 
Fëmijët pjesëmarrës në këtë garë, nga mosha 6-12 vjeç, sollën në në skenën e teatrit "Andon Zako Cajupi" jo vetëm një garë bukurie, por dhe një spektakël me performancë artistike të lartë.
 
Spektakli solli për publikun pjesë koreografike, këngë, humor dhe sfilata të fëmijëve korçarë, duke u shndërruar kështu në një mbrëmje artistike. Plotë 15 çmime u ndanë gjatë spektalit dhe në fund, juaria e kryesuar nga aktorja e njohur e skenës shqiptare, Zamira Kita, shpalli “Miss dhe mister children” Treisi Stefa, dhe Meni Gjata.
 
Në fundjavë, në Teatrin “Çajupi” është shfaqur dhe premiera e monodramës “Unë guxoj”, e interpretuar nga Mehdi Malkaj, me autor dhe regji nga Vangjel Kozma.
 
Kjo monodramë u vlerësua dhe u duartrokit nga artëdashësit korçarë. Autori dhe regjizori Vangjel Kozma, ka dhënë detaje rreth mesazhit që përcjell kjo monodramë. “Në qendër është uni, kuptohet uni artistik që kalon nëpër gjithë kalvarin e madh të diktaturës të tranzicionit, të zgjatur deri tek gjetja e vetvetes dhe finalizimi i saj është që ky guxon të thotë një fjalë shumë të rëndësishme. Mesazhi që përcjell monodrama është fare i thjeshtë. ‘Unë jam unë’ dhe nëse nuk respektoni këtë, unë nuk kam asnjë arsye që të respektoj gjithë shoqërinë.” ka thënë autori dhe regjizori Kozma. Monodrama “Unë guxoj” është shfaqur në kuadër të aktiviteteve të fundvitit, të organizuara dhe mbështetura nga Teatri “Çajupi”.
 
Ndër aktivitetet e shumta të kësaj jave, një vend të veçantë ka zënë edhe koncerti vokal instrumental i organizuar në Qendrën Kulturore “Vangjush Mio”, në qytetin e Korçës. Kanë qënë artistet Zhuljeta Sheremeni, Eliza Bello dhe Entela Kotelli, të cilat kanë përcjellë tinguj të magjishëm të kompozitorëve të njohur botërorë.
 
Sipas muzikologut Pandi Bello, ky koncert prezantohet edhe në nder të kompozitorit të njohur Xhuzepe Verdi, i cili këtë vit ka 200 vjetorin e lindjes. “Meqënëse ky vit  korespondon me 200 vjetorin e manifestimeve muzikore për datlindjen e Verdit dhe duke patur parasysh se në programin e këtij koncerti janë 5 arie nga Verdi, është normale të komemorojmë, të përmendim dhe një herë çfarë përfaqeson Verdi në kulturen muzikore boterore.” ka thënë Bello. Koncerti, i mbështetur edhe nga Bashkia Korç,ë u vlerësua dhe u duartrokit nga spektatorët.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Ervin Hoxha merr detyrën si Ministër i Brendshëm: Prioritet reformimi i drejtuesve të Policisë

Ervin Hoxha merr detyrën si Ministër i Brendshëm: Prioritet reformimi i drejtuesve të Policisë