KORCE – Një aksident është shënuar ditën e sotme në aksin Korçë- Bulgarec, si pasojë e të cilit mbeti i plagosur një 18 vjeçar.

Dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin, duke lënë kështu të plagosur shtetasin Devis Mecollari, 18 vjeç.

Sipas informacioneve të para, dyshohet që shkak i aksidentit të ketë qenë shpejtësia tej normave, me të cilën udhëtonin automjetet.
(gm/Shqiptarja.com)