KORCE - Kreu i PDS-së, Paskal Milo nga Korça ka folur me nota të ashpra për zhvillimet e fundit në vend, duke u ndalur ndër të tjera në marrjen e statusit të vendit kandidat dhe bllokimin e Këshillit të qarkut të Fierit.
Sipas Milos, integrimi dhe Fieri po mbahen peng nga kryeministri Berisha për qëllime elektorale.
“Të tre ligjet mund të miratohen brenda ditës dhe statusi i vendit kandidat mund të sigurohet, por Sali Berisha e mban peng qarkun e Fierit qëllimisht për efekte elektorale. Po bën llogari për zgjedhjet e vitit 2013”, tha Paska Milo.
Ndërkohë Milo është ndalur dhe në rikthimin e eshtrave të mbretit Ahmet Zog në atdhe, duke deklaruar se në këtë 100-vjetor të pavarësisë duhej të nderohej Ismail Qemali dhe jo një mbret i vetëshpallur.
“Nuk e meriton askush që përpara figurës së madhe të Ismail Qemalit të zinte vendin e tij dhe aq më tepër ky 100-vjetor t’i përkushtohej atij.”, u shpreh kreu i Partisë Demokracia Sociale.
Këto deklarata Milo i bëri gjatë mbledhjes të komitetit drejtues të PDS-së, dega Korçë.
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com