KORÇE-Mesditën e sotme është grabitur një emigrant në qendër të qytetit, ndërsa nga të dhënat e para mësohet se i janë marrë rreth 10 mijë euro.
Ngjarja është regjistruar në afërsi të “Pazarit të Korçës”. Emigranti nga qyteti i Ersekës kishte shkuar në Korçë për të këmbyer shumën e fituar në Greqi nga euro në lekë, ndërsa një person i paidentifikuar i ka marrë çantën dhe është larguar në drejtim të paditur.
Dyshohet për një vlerë rreth 10 mijë euro, ndërsa policia ka sekuestruar kamerat e bizneseve pranë vendit të ngjarjes për të identifikuar dhe arrestuar autorin e grabitjes.
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com