Korçë, pranga kirurgut dhe mjekut
të spitalit, akuzohen për mitmarrje

Korçë, pranga kirurgut dhe mjekut<br />të spitalit, akuzohen për mitmarrje
KORCE- Një kirurg i spitalit rajonal të Korçës dhe një mjek reanimator në spitalin e Pogradecit kanë rënë në prangat e policisë së Korcës për akuzën e mitmarrjes.

Të arrestuarit janë shtetasit, Nikolla Nunka, 59 vjeç nga Korça, dhe Ismail Uzuni, 61 vjeç nga Pogradeci. Ndërsa burime pranë policisë së qytetit juglindor bëjnë me dije se ata ishin nën hetim prej 2 muajsh.

Uzuni, i cili punonte si një reanimator në spitalin e Pogradecit, pacientët e tij i drejtonte te kolegu i tij në spitalin e Korcçës Nikolla Nunka.

Ky i fundit, pas ndërhyrjeve kirugjikale u merrte pacientëve të tij shumën prej 20 mijë lekësh, shumë të cilën e ndante me 61-vjeçarin.

Redaksia Online
(e.b/e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, a duhet hetimet të shkojnë përtej mjekëve?



×

Lajmi i fundit

Vdekja e autorit

Vdekja e autorit