Korçë, PS  fiton me 10 mijë
vota më shumë ndaj PD

Korçë, PS  fiton me 10 mijë<br />vota më shumë ndaj PD
TIRANE- Me plotë 10 mijë vota më shumë kandidati i PS në Korçë Soatiraq Filo u zgjodh kreu i ri i bashkisë. E majta korri dhe një tjetër fitore me kandidatin e saj në komunën Karbunarë.
Një fitore e thellë ajo e Partisë Socialiste në zgjedhjet e pjeshme për kreun e bashkisë së korçës, ndaj Partisë Demokratike. Ishin mbi 10 mijë vota që bënë diferencën mes dy kandidatëve ato që vulosën një tjetër humbje të Partisë Demokratike që pas zhgjedhjeve parlamentare. Kandidati i Partisë Socialiste, Sotiraq Filo në përfundim të numërimit të fletëve të votimit ka marrë 15973 vota, ndërsa Sotiraq Stratobërdha, kandidati i PD i Partisë Demokratike ka marrë vetëm 5283 vota.

Sipas të dhënave të KQZ, pjesëmarrja e votuesve ka qenë krahasimisht më e pakët, ndryshe nga zgjedhjet e dy viteve më parë për Bashkinë e Korçës, por edhe nga ato të 23 Qershorit. Ndërkohë që fitorja e thellë e PS në korçë nga ana e kandidatit të tyre u përshëndet edhe në mbledhjen e grupit të PS, ku vetë kreu i PS, Edi Rama. “Rezultat i jashtëzakonshëm numerikisht por unë ju ftoj ta lexojmë jo si fitore e opozitës por s’i shenjë tjetër shumë e qartë e pritshmërisë ndaj nesh.

Falenderoj qytetarët që morën pjesë në votim, socialist progresitë dhe demokratë që bashkuan votën për kandidatin e koalicionit tonë. Kjo votë tregon më shumë se pëlqimin për kandidat dhe ne do të bëjmë të pamundurën për të merituar këtë mbështetje”, tha Rama. Më tej nëpërmjet një status në Facebook Rama shkruan se kjo fitore nuk do të zhgënjejë asnjë. “76% për kandidatin tonë në Korçë! Fitore e jashtëzakonshme numerikisht të cilën ne nuk e lexojmë si fitore kundër opozitës, po si shenjë të qartë të besimit e të pritshmërisë së korçarëve ndaj Aleancës për Shqipërinë Europiane. Do bëjmë të pamundurën për të mos zhgënjyer askënd duke ecur më shpejt drejt një Rilindjeje Shqiptare”, shkruan ai.

Zgjedhjet në Karbunarë
E majta ka rezultuar se ka fituar bindëshm edhe në zgjedhjet e pjeshme që u mbajtën për kreun e ri të komunës Karbunarë në qarkun e Fierit. Në komunën Karbunarë në qarkun Fier, kandidati Mynyr Shehu ka marrë 864 vota ndërsa kandidati Bektash Nexha ka marrë 1173 vota. Ndërkohë që sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ajo që vlen të përmendet janë dy projektet e realizuara me sukses në këto zgjedhje; “Projekti i parë i vendosjes së kamerave për regjistrimin dhe transmetimin e numërimit të fletëve të votimit për çdo tavolinë ku Grupi i Numërimit numëronte fletët e votimit. Projekti i dytë ishte ngritja e një strukture “call center”, ku Qendra e të Dhënave në KQZ komunikonte me çdo qendër votimi në dy zonat zgjedhore duke bërë që në kohë reale të kishim të gjitha të dhënat për numrin e votuesve, % e pjesëmarrësve apo numrin e votuesve femra”, thuhet në njoftimin e KQZ.

Filo: Qyteti s`ka ngjyrat e politikës, vota drejt interesit të vendit
Kryetari i ri i Bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo, menjëherë pas rezultatit zgjedhor, ka përcjellë një mesazh në Facebook. Ndërsa nuk ka nguruar që të falenderojë bashkëqytetarët e tij. “Në këto zgjedhje fitoi Korça, fituan projektet e bukura dhe punët e mëdha që ne do të bëjmë së bashku në vazhdim, për ta bërë Korrcën tonë të dashur një qytet model, më të bukurin dhe me europianin në Shqipëri. Korçarët na besuan dhe na zgjodhën të vazhdojmë punët e nisura dhe sot si kryebashkiak i qytetit ndiej përgjegjësi morale dhe detyrim jo vetëm para atyre që më votuan, por para gjithë qytetarëve pa asnjë dallim. Qyteti nuk ka ngjyrat e politikës dhe ne e kemi treguar se nëse punon me dashuri dhe përkushtim, nëse e projekton qytetin në rrugën e zhvillimit, mbështetja dhe përkrahja nuk është diçka që duhet të kërkohet, por ajo të vjen natyrshëm, nga të gjithë”, thotë ai.
 
 
Korçë
Zgjedhjet vendore 2011
Aleanca për të Ardhmen 14,898 vota
Aleanca për Qytetarin: 13,585 vota
 
Zgjedhjet parlamentare 2013
Aleanca për Shqipërinë Europiane: 88136 mijë vota
Aleanca për Punësim, Mirëqënie dhe Integrim: 56225 vota
 
Komuna Karbunarë
Zgjedhjet vendore 2011
Aleanca për të Ardhmen: 902 vota
Aleanca për qytetarin: 984 vota
 
Zgjedhjet parlamentare (Qarku Fier)
Aleanca për Shqipërinë Europian: 126802 vota
Aleanca për Punëism, Mirëqënie dhe Integrim: 66018 vota
 

 Shkrimi u publikua sot (5.11.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com­)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Spahiu thirrje: Rama dhe Kurti të fillojnë bashkimin e Shqipëri-Kosovë në një shtet kombëtar

Spahiu thirrje: Rama dhe Kurti të fillojnë bashkimin e Shqipëri-Kosovë në një shtet kombëtar