KORÇE - Ka nisur zbatimi i marrëveshjes së përbashkët midis Shqipërisë, Maqedonisë dhe Malit të Zi për mbrojtjen e liqeneve të Ohrit, Prespës dhe Shkodrës.
Marrëveshja u nënshkrua në 2012 në Pogradec dhe synon përdorimin e qëndrueshëm të biodiversitetit në këto tre liqene si dhe përmirësimin e legjislacionit për ruajtjen e tyre.
Zbatimi i marrëveshjes ka nisur rrugëtimin nëpërmjet trajnimit të përfaqësuesve vendorë, duke u mbështetur kryesisht në katër pika kyçe si monitorimi i faunës dhe florës,mbrojtja dhe reabilitimi i ligatinave, karakterizimi i liqeneve si dhe përcaktimi i objektivave mjedisorë sipas kërkesave të Bashkimit Europian.
Mbrojtja dhe përdorimi i qëndrueshëm i biodiversitetit në liqenet e Ohrit,Prespës dhe Shkodrës,është një projekt i qeverisë Gjermane, dhe pritet të përfundojë në janar të 2014-ës.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja,.com)
/Shqiptarja.com