KORCE - Kryeministri Edi Rama ishte sot prezent në inaugurimin e qendrës komunitare të komunitetit rom në Korçë. Në fjalën e tij Kryeministri theksoi se trajtimi ndaj komuniteteve tregon se çfarë shoqërie jemi ne.

“Ritheksoj se shembulli i Bashkisë Korcë, duke adresuar me dinjitet, duke e kuptuar si çështje dinjiteti shoqëror dhe njerëzor, përbën shembull rrezatues për ne si qeveri. Shembulli i parë i integrimit në këshillin bashkiak i një anëtari nga këto komunitete është pjesë e shembullit tërësor që nga Korça i jepet gjithë shqipërisë,”- tha Rama.

Sipas kryeministrit inaugurimi i qendrës komunitare është një mesazh i vullnetit që kjo qeveri ka për të trajtuar me seriozitet dhe dinjitet problematikën e këtij komuniteti. Rama gjithashtu theksoi se ka besimin që me anë të zgjidhjeve cilësore, një zinxhir veprash si kjo e sotmja mund të sjellin një ndryshim thelbësor në përpjekjen për integrimin me dinjitet të komuniteteve.
 
Lajmi në përditësim...

Redaksia online
(F.M/Shqiptarja.com)