KORÇË - Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ka zhvilluar pasditen e sotme takim me të rinjtë dhe të rejat në qytetin e Korçës. Duke ju drejtuar të rinjve të sapo anëtarësuar në PS, Rama u shpreh se ata jo vetëm duhet të hyjnë në Partinë Socialiste por edhe duhet të jeni pjesë aktive e saj. “
“Mos i qëndroni larg politikës, sot papunësia pret të rejat dhe të rinjtë që dalin nga universitetet. Të luftojmë së bashku kundër kësaj padrejtësie. Me kapërcimin e pragut të Partisë Socialiste jeni një burim më shumë energjish, idesh dhe forcash”, tha Rama.
Rama u ka bërë apel të rinjve që betejën ndaj fenomeneve si papunësia, korrupsioni e varfëria, ta luftojnë edhe për prindërit e tyre. “Mos i lini vetëm prindërit tuaj në betejat e tyre, prindërit tuaj luftojnë çdo ditë me varfërinë, luftojnë çdo ditë me korrupsionin. Sot duhet luftuar edhe për ata”, ka deklaruar ai.
(aq/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com