KORÇE - Gjykata e Faktit në qytetin e Korçës ka shtyrë seancën e tretë gjyqësore për zhdukjen e 64 pikturave nga Galeria e Arteve ”Guri Madhi”, prej të cilave 27 i përkasin fondit të piktorit të popullit, Vangjush Mio.
Mungesa e njërit prej të pandehurve, konkretisht e përgjegjësit të galerisë, Sotiraq Xega e ka detyruar trupin gjykues të shtyjë seancën për në datën 21 janar. Në letrën e tij dërguar trupit gjykues, nëpërmjet avokatit, Xega sqaron se nuk është paraqitur në seancë për arsye shëndetësore.
Në këtë seancë pritej që të jepnin dëshmitë e tyre, piktori Sotiraq Kuqali, punonjës të tjerë të galerisë, si dhe kreu i bashkisë, Korçë Niko Peleshi, i cili deri më tani nuk është paraqitur.
Seanca e fundit për zhdukjen misterioze të veprave në pikturë u zhvillua në 24 dhjetor, ku tre punonjësit e galerisë, magazinieri Vasillaq Mici, kryetarja e komisionit njëkohësisht dhe financierja, Mimoza Balli dhanë dëshmi kontradiktore.
Redaksia online
(eç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com