KORÇË - Rreth 300 familje në fshatin Shamoll të rrethit të Korcës vijojnë të kërcënohen çdo ditë me konsumin e ujit të pijshëm i cili është i pushtuar me mbeturina dhe krimba. Edhe pse situata alarmante është ngritur disa herë si shqetësim nga A1 Report askush nuk është interesuar për marrjen e masave dhe zgjidhjen e problemit në fjalë.
Janë banorët të cilët preken drejtpërdrejtë nga konsumi i ujit të ndotur si pasojë e të cilit shumë prej tyre janë shtruar në spitale me dhembje barku dhe infeksione të ndryshme. Sipas tyre prej vitesh detyrohen të kullojnë ujin dhe ta ziejnë atë, ndërsa një pjesë e fshatit udhëtojnë kilometra për të mbushur ujë në fshatin më të afërt.
Ndërkaq situata alarmante pranohet edhe nga Drejtoria e Shëndetit Publik të cilët jashtë kameras thonë se uji i ndotur nuk mund të konsumohet pasi nga analizat e kryera nga specialistët e higjienës rezulton se ai është i pakonsumueshëm, ndërsa thuhet se komuna duhet të ndërhyjë urgjentisht në rrjetin e amortizuar
A1 Report ka kërkuar një përgjigje edhe nga Komuna Bulgarec dhe sipas nënkryetarit Admir Cake mësohet se fshati Shamoll është një zonë e infektuar dhe problemi nuk qëndron te amortizimi i rrjetit. Ndërkohë pritet një projekt për krijimin e një rrjeti tjetër i cili nuk dihet se kur do të nisë.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO