Korça më 3 nëntor në votim
për zëvendësin e Niko Peleshit

Korça më 3 nëntor në votim<br />për zëvendësin e Niko Peleshit
TIRANË – Pas dorëheqjes së ish-kryebashkiakut, Niko Peleshi, Korça do të zgjedhë kryetarin e ri të bashkisë së saj, në datën 3 nëntor të këtij viti. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi se zgjedhjet për kryetar bashkie do të mbahen më 3 nëntor, në bazë të dekretit të datës 20 shtator, të Presidentit, Bujar Nishani. Këto zgjedhje të pjesshme lokale do të mbahen si pasojë e dorëheqjes së Peleshit dhe pranimin e tij në postin e zv.kryeministrit të vendit.
 
Ndërkohë që partitë kanë bërë publikë edhe emrat që do të garojnë për të marrë bashkinë e qytetit të Korçës. Partia Socialiste do të kandidojë Sotiraq Filon, për të zëvendësuar kryebashkiakun e Korçës, Niko Peleshi. Përballë tij do të jetë Gjergji Mero, rektor i Universitetit të Korçës, i cili do të kërkojë votat për PD për të rrëmbyer drejtimin e kësaj bashkie nga e djathta. Përballë dy kandidaturave meshkuj, do ta garojë për të marrë kreun e bashkisë edhe një biznesmene. Brikena Zeneli, biznesmenia do të garojë nën siglën e Partisë Fryma e Re Demokratike. Për qytetin e Korçës, është herë e dytë që po mbahen zgjedhje të pjeshme vendore, kjo pas atyre që u mbajëtn në komunën Dardhas, ku u zgjodh kryetari i ri i kësaj komune. Ish-kreu i bashkisë së Korçës, tashmë është spostuar një tjetër vend të rëndëishëm, në atë të zëvendëskryeministrit të vendit, post që i është propozuar nga vetë kreu i qeverisë Edi Rama. 
 
Mbledhja
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet që gjatë mbledhjes së sotme, të miratojë një sërë projektvendimesh të rëndësishme që kanë të bëjnë me procesin e zgjedhjeve të pjesshme në Korçë. Pritet që sot katër anëtarët e KQZ të shqyrtojnë dhe të miratojnë 7 projektvendime. “Për miratimin e disa afateve proceduriale që lidhen me zhvillimin e zgjedhjeve të pjesshme për kryetar të Bashkisë Korçë, projekt-vendim: për miratimin e modelit të vulës së KZAZ-së, KQV-së, Kryetarit të KQV-së dhe vulës rezervë për KQV-në,projekt–vendim për miratimin e materialeve zgjedhore dhe dokumentacionit të administrimit të materialeve zgjedhore, projekt-vendim për caktimin e partive politike që kanë të drejtë të paraqesin propozime për anëtarë të KZAZ-së nr.71”, thuhet në rendine ditës së mbledhjes së sotme të KQZ. Gjithashtu gjatë mbledhjes së sotme pritet që të shqyrtohet dhe projekt-vendimi për miratimin e procedurës për hedhjen e shortit për caktimin e partisë që do ë propozojë anëtarin e shtatë të KZAZ-së nr.71,projekt-vendimi për shpalljen e rezultatit të shortit mes partive politike për caktimin e partisë që do ë propozojë anëtarin e shtatë të KZAZ-së nr.71 si dhe projekt–vendimi për miratimin e modeleve të kandidimit që do të përdoren për zgjedhjet e pjesshme për kryetar të Bashkisë Korçë.
 
Dekreti
“Presidenti Nishani dekreton caktimin e datës së zgjedhjeve për Kryetar Bashkie, Bashkia Korçë, Qarku Korçë. Në mbështetje të nenit 92 gërma “gj” dhe 93 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë,  si dhe të nenit 10, paragrafi 3 të ligjit nr. 10019 datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë” (i ndryshuar), Dekretoj “Neni 1. Caktimin e datës 3 nëntor 2013, për zhvillimin e zgjedhjeve për kryetar të bashkisë Korçë, qarku Korçë. Neni 2. Ky dekret hyn në fuqi menjëherë”, thuhet në dekretin e kreut të Shtetit.
 
Shkrimi u publikua sot (24.09.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
 
Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Dosja/ ‘Ne i arrestojmë, ajo i liron!’, si Artan Hoxha ‘shiti’ te Suel Çela policin që denoncoi gjyqtaren Pajtime Fetahu

Dosja/ ‘Ne i arrestojmë, ajo i liron!’, si Artan Hoxha ‘shiti’ te Suel Çela policin që denoncoi gjyqtaren Pajtime Fetahu