Korçë është çelur ekspozita “Udhëtim nëpër Ballkan te Arumunët e Bullgarisë, Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë”, në kuadër të Ditës së Romanitetit Ballkanik, që shënohet më 10 maj. Aktiviteti u organizua nga Instituti Kulturor Rumun, në bashkëpunim me Shoqatën Kulturore “Arumunët e Shqipërisë”, dega Korçë, dhe Qendrën Rumune të Informacionit.

Ekspozita u realizua për të sjellë në vëmendje historinë, gjuhën, kulturën dhe identitetin e komuniteteve arumune në Ballkan, si dhe lidhjet e tyre me romanitetin ballkanik. Sipas  Manuela Navaçi nga Akademia e Shkencave e Rumanisë. ajo vjen edhe si një mënyrë për të ruajtur kujtesën kulturore dhe për të forcuar lidhjen mes komuniteteve arumune në Shqipëri, Bullgari dhe Maqedoninë e Veriut.

E hapur në Qendrën Kulturore pranë Kishës Arumune të Shën Sotirit, ekspozita përfshin rreth 100 fotografi të realizuara nga Prof. Dr. hab. Manuela Nevaci gjatë kërkimeve gjuhësore në terren te komunitetet arumune në tre shtetet ballkanike.

10 maji është shpallur nga Parlamenti Rumun si Dita e Rumunëve të Ballkanit, një datë që lidhet edhe me iradenë e vitit 1905 të Sulltan Abdul Hamidit II, përmes së cilës arumunët u njohën si komunitet me të drejta për shkolla, kisha dhe përfaqësim vendor. Ekspozita do të qëndrojë e hapur për publikun për një javë.