Ish-ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut dhe nënkryetari i BDI-së, Bujar Osmani, reagoi pas Kongresit të VLEN në Shkup, koalicionit të partive shqiptare në pushtet që u bashkua në një subjekt të vetëm politik. Reagimi i Osmanit erdhi pasi gjatë Kongresit nuk u intonua himni shqiptar, ndërsa u përdor vetëm himni i Bashkimit Europian.
Përmes një postimi në Facebook, Osmani akuzoi drejtuesit e VLEN për heshtje ndaj çështjeve që prekin shqiptarët në Maqedoninë e Veriut.
“E ndaluan gjuhën shqipe. E ndërprenë përfaqësimin e drejtë. E nënçmuan vullnetin e popullit. Tani heshtën edhe himnin”, shkroi ai.
Lajmi kryesor:
Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë









