S'ka qetësi në Korçë/ 16 lëkundje brenda 7 orëve, kryebashkiaku Filo: 250 mln lekë dëme

Qarku i Korçës prej disa ditësh është në kulmin e aktivitetit sizmik, ku vetëm gjatë 7 orëve të fundit në këtë zonë janë regjistruar 16 lëkundje.

Tërmeti i parë për datën e sotme ka rënë vetëm 20 minuta pas mesnatës dhe ishte me magnitudë 1.6 ballë. Ndërsa i fundit  është regjistruar në orën 07:05 me magnitudë 2.2. Ky tërmet epiqendrën e ka patur në Leshnja të Korçës. Ndërkohë nga 16 lëkundje tre prej tyre kanë qenë të një shkalle të konsiderueshme prej 3 ballësh të cilët kanë rënë 22 km në Jug të Korçës. Ndërsa lëkundja më e lëhtë është regjistruar në Nikolicë, 1.1 rihter.

 

Kryebashkiaku Sotiraq Filo ka deklaruar se është bërë përllogaritja paraprake e dëmeve, sipas së cilit bëhet fjalë për 250 mln lekë, nga ku 60 banesa duhet të ndërtohen nga e para e ndërsa 90 të tjera duhet të rikonstruktohen.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:04
Tërmetet në Korçë/ Filo: 250 mln lekë dëme, 60 banesa do ndërtohen nga e para

Vlera paraprake e përllogaritur nga komisioni i eksperteve varion nga 200- 250 milion leke të reja për dëmet e shkaktuara në bashkinë e Korçës nga tërmetet. Kryebashkiaku Sotiraq Filo ka bërë të ditur se 60 banesa do të rindërtohen nga e para, e ndërsa 90 të tjera do të rikonstruktohen.

"Grupet e eksperteve kanë filluar prej 2-3 ditësh vlerësimin e dëmeve të shkaktuar për bashkinë e Korcës, ka patur një përllogaritje fillestare të faturës të rikonstruksionit të shtëpive. Kemi bëre një vlerësim paraprak dhe kemi llogaritur një vlere të ndërtimit të rreth 60 shtëpive te cilat duhen ndërtuar nga e para, 90 banesa të cilave u duhet një rikonstruksion,që varion nga rikonstruksioni më i plote deri tek rikonstruksion i pjesshëm.

Vlera paraprake i përllogaritur nga komisioni i eksperteve varion nga 200 deri në 250 milion leke të reja për demet e shkaktuara në bashkinë e Korçës ku përfshihet kryesisht në fshatin e Floqit, por edhe në fshatra të tjerë të Bashkisë Korçë", tha Filo.

Ora 16:33
Tërmeti në Korçë/Mblidhet shtabi i emergjencave, Prefekti: Do bëjmë një lagje të re në Floq

Korça është zgjuar mëngjesin e sotëm sërish nga tërmeti, duke shkaktuar shumë panik tek banorët. Mesditën e sotme është mbledhur shtabi i emergjencave. Prefekti i Korçës, Dhori Spirollari ka deklaruar se 290 banorë kanë mbetur pa shtëpi nga tërmeti. Ai është shprehur se banesat ose do rindërtohen, ose do bëhet lagje e re në Floq.

"121 banesa në disa fshatra janë plotësisht të rrënuara. Banesat ose do rindërtohen, ose do bëjmë lagje të re në Floq. Godina e ish- maternitetit të Korçës në dispozicion të banorëve. Objektiv është që të ulet numri i çadrave", tha Spirollari.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Economic Times': Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për të vizituar në 2025

'Economic Times': Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për të vizituar në 2025