Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali me anë të një reagimi në rrjetet sociale ka deklaruar se banorët e Floqit dhe Qafëzezit, të cilëve u janë dëmtuar banesat shumë shpejt do t'u rikthehen normalitetit.
Spiropali shkruan se tashmë është gati Plani i Veprimit për rindërtimin e banesave të shembura nga tërmeti.
"Banorët e Floqit dhe Qafëzezit do të kthehen shumë shpejt në shtëpitë e tyre. Gati Plani i Veprimit për rindërtimin e banesave të shembura nga tërmeti", shkruan Spiropali.
Kujtojmë, se ditën e djeshme në fshatin Floq ishte edhe kryeministri Rama, i cili gjithashtu premtoi se banorët e prekur do të dëmshpërblehen të gjithë.
-
Elisa eshte shembulli per tu mare nga gjithe ministrat e Kabinetit Rama.Femer me vlera te larta dhe ne shoqeri
Përgjigju -
E mo Spiropali cfar thot Skenderbeu ti ndertojme shtepite, bejeni me pamje nga deti se ne vije ajrore 200 km eshte, ose bejeni me pamje nga kosturi i greqise, po' aman pse i genjeni kaq mire,po' juve as ne leter nuk do i beni,apo i piktoron Skenderbeu, hahaaaaaa
Përgjigju









Komente
Komento