Në qarkun Korçë situata paraqitet më e qetë, përmbytje ka patur vetëm në zonën e Maliqit si pasojë e rrjedhjeve të ujit përgjatë fushës së Maliqit.

Fusha e Maliqit ka patur probleme me përmbytje edhe vitet e kaluara dhe është bërë përpjekje për të devijuar rrjedhën e ujit por reshjet me intensitet të lartë e kanë bërë të pamundur evitimin e përmbytjeve.

Sa i përket furnizimit me energji elektrike, qyteti i Korçës ka patur energji pa ndërprerje gjatë gjithë motit të keq, ndërsa në fshatrat Devoll, Voskopojë dhe Maliq po punohet për riparimin e linjës 35 kë pasi u dëmtuar nënstacioni elektrik duke lënë të gjithë këto fshatra pa energji elektrike.

Sipas raportimeve të gazetarit të Report Tv forcat e bashkisë po punojnë në terren për të përmirësuar situatën në ato zona ku ka probleme.

Redaksia Online
a.dr/shqiptarja.com