QAFE-THANE- Rritja e çmimit të karburanteve po i shtyn gjithnjë e më shumë qytetarët të kërkojnë zgjidhje më ekonomike jashtë vendit. Një nga pikat kufitare më të frekuentuara është ajo e Qafë Thanës, që lidh vendin tone me Maqedoninë e Veriut, ku karburanti shitet më lirë.

Diferenca e çmimit shkon në 74 lekë për litër, ka bërë që shumë qytetare nga Korca e Pogradeci të shkojnë ne Struge për t’u furnizuar me nafte.

Qytetarët theksojnë se çmimet e larta në Shqipëri i detyrojnë të zgjedhin furnizimin në Maqedoninë e Veriut si alternativën më të përballueshme.

Banorë të Maqedonisë së Veriut shprehen se, edhe pse çmimet kanë pësuar rritje edhe në vendin e tyre, ato mbeten më të ulëta krahasuar me Shqipërinë. Sipas tyre, është bërë e zakonshme të shohësh automjete me targa shqiptare që furnizohen me karburant ne RVM.

Aktualisht, një litër naftë në Maqedoninë e Veriut kushton rreth 90 denarë, ose 140 lekë/liter, ndërsa në vendin tone çmimi eshte 214 lekë për litër. Ky ndryshim i madh në çmime vazhdon të nxisë qytetarët të kalojnë kufirin për të përfituar nga kostot më të ulëta.