Korçë, 2 mijë mësues me kontratë
provizore, MASH nuk di asgjë 

Korçë, 2 mijë mësues me kontratë<br />provizore, MASH nuk di asgjë 
Drejtoria arsimore e Korçës, vetëm pak ditë më parë, u ka ndryshuar kontratat rreth 2 mijë arsimtarëve në këtë qark. Duhet ta nisnin vitin shkollor si mësues definitiv, por drejtuesit e arsimit të Korçës që i përkasin qeverisjes së larguar tashmë, kanë marrë një vendim absurd, i cili ka përhapur panik mes gjithë mësuesve të këtij qarku.

Një prej mësuesve të këtij qyteti, Erget Cenolli, e ka denoncuar këtë fakt, në faqen e “Facebook” të deputetes Socialiste Ledi Shamku, duke i tërhqeur kështu vëmendjen që të merren masa për këtë veprim absurd. “Strukturat arsimore në Korçë janë në kolaps të plotë. Arsimi në Korçë, me fillimin e vitit të ri shkollor 2013- 2014, është në kolaps të plotë, pasi afro 2 mijë mësuesit që japin mësim në këtë rreth janë të pasigurt në vendet e tyre të punës.

Një shkresë e para disa ditëve e dalë nga drejtuesit aktualë të arsimit i emërton “provizore” të gjitha strukturat arsimore të rrethit të Korçës. Është një akt antiligjor që nuk ka ndodhur asnjëherë, bile edhe në vitin 1992 kur ndryshoi sistemi politik në Shqipëri.

Gjithashtu janë të shumta rastet kur mësuesit janë të dubluar, pra për të njëjtin vend pune janë emëruar 2 mësues. Pra në qytetin e shkollës së Parë Shqipe, arsimi ndodhet në ditët e tij më të vështira, që prej 7 marsit 1887”, - denoncon mësuesi Cenolli. Duket se administrata në ikje, është kujdesur që të krijojë panik tek arsimtarët, pasi nëse kontrata është provizore atëherë do të thotë se një person mund të largohet nga puna, sapo të përfundojë ajo.

Ndërkohë që një shqetësim i tillë konfirmohet edhe nga sindikata e arsimtarëve të Shqipërisë. Sipas kësaj sindikate, shqetësime të kësaj natyre po vijnë nga e gjithë Shqipëria. Ata kërkojnë që mësuesit të mos përdoren politikisht dhe çështjet e politikës të mbeten jashtë dyerve të shkollave.

Ndërsa në Ministrinë e Arsimit është e pamundur të merret një përgjigje konkrete për këtë gjë. Kjo pasi, ministrja e re e arsimit, Lindita Nikolla, ka shkuar në zyrën e saj vetëm dy ditë më parë, por ende nuk është prezantuar askush si personi që do të merret me mediat. Ndërsa drejtuesit e deritanishëm të drejtorive përkatëse në ministrinë e Arsimit, ose kanë dhënë dorëheqjen, por edhe nëse janë akoma në ministri nuk përgjigjen pasi po bëhen gati të lënë vendin e punës.


Shkrimi u publikua sot (18.09.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Diplomacia, a ka ndryshuar imazhi i Shqipërisë në arenën ndërkombëtare?



×

Lajmi i fundit

Mashtroi për përvetësimin e një automjeti luksoz me vlerë 200 mijë euro, arrestohet 38-vjeçari nga Tirana dhe një turk

Mashtroi për përvetësimin e një automjeti luksoz me vlerë 200 mijë euro, arrestohet 38-vjeçari nga Tirana dhe një turk