KORÇË - Mbi 20 familje kanë protestuar mëngjesin e sotëm para bashkisë së qytetit të Korçës pasi pretendojnë se nuk iu është dhënë mundësia të përfitojnë banesa me kosto të ulët. 

Pak ditë pasi u bë publike lista e përfituesve të apartamenteve të ndërtuara nga Bashkia e Korçës dhjetëra familje kanë ngritur shqetësimin e tyre pasi vijojnë të mbeten të pastreha. 

Persona me probleme shëndetësore me paftësi fizike apo që kanë qënë në shtëpitë e ish pronarëve deklarojnë se tashmë kanë mbetur në qiell të hapur ndërkohë që askush nuk iu jep shpjegime.

“Me kanë dhënë dy dhome e kuzhinë. një dhomë dhe kuzhinë e ka zënë një polic ka tre vjet dhe një ruhet për një ish polic. Vajta prapë dhe më dhanë një garzioniere dhe une jam vet i pestë.” shprehet njëri prej të pastrehëve.

Dy javë më parë bashkia publikoi listën e 96 familjeve të cilat përfituan apartamente me kosto të ulët.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)