KORÇË - Aksident me pesë të plagosur ka ndodhur gjatë orëve të natës në unazën e qytetit të Korçës. Automjeti Benz me targa 9549 ka humbur kontrollin dhe si pasojë është goditur me bordurat e trotuarit afër një pike karburanti.
Sipas të afërmëve, drejtuesi i mjetit Genci Hyseni rreth 20 vjeç, bashkë me katër shokët e tij ka qënë duke u kthyer nga Pogradeci pasi kishin qënë në ditëlindjen e shokut të tyre.
Të aksidentuarit ndodhen në Spitalin Rajonal të qytetit të Korçës ku po marrin ndihmën mjekësore. Nga bluzat e bardha mësohet se pesë të plagosurit janë dëmtuar lehtë në trup ndërsa njëri ka pësuar thyerjen e këmbës të djathtë, por ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar uniformat blu të qytetit të cilët bëjnë me dije se paraprakisht shkak i aksidentit dyshohet shpejtësia e lartë. Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

(Në Foto: Makina e përmbysur në Korçë)
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com