KORCE - Ndryshojnë nga shqip në gjuhën maqedonase 7 emrat e fshatrave të komunës Pustec në Korcë. Ky ishte vendimi i mbledhjes së radhës së këshillit të komunës Pustec, emri i së cilës u ndryshua gjithashtu pak kohë më parë, nga Liqenas, që ishte në Pustec.

Emrat e fshatrave janë ndryshuar që në vitin 1973 nga parlamenti komunist shqiptar. Kështu, këshilli vendosi që fshati Zaroshkë tani emërtohet Zrnosko, fshati Lajthizë njihet si Leska, fhsati Djellasi ndryshon në Shulin, Gollomboçi në Glloboçeni, Kallamasi në Tuminec, Gorica e Madhe në Gorna Gorica dhe Gorica e Vogël në Dolna Gorica

Sipas kreu të komunës Pustec në Korcë, Edmont Themelko të gjitha fshatrat në komunën e Pustecit do të quhen me emrat e vjetër maqedonas dhe padrejtësia e shkaktuar nga sistemi komunist është korrigjuar “Këtë vendim brenda 10 ditëve duhet ta miratojë Prefektura e Korçës.

Mazhoranca dhe opozita në Parlamentin Shqiptar në 18 mars 2013 kanë miratuar me konsensus, me plot 120 vota ndryshimin e emrit të Komunës Liqenas, në Pustec. Kanë qenë vetë banorët e komunës që kanë kërkuar ndryshimin e emrit, dhe kthimin e tij në Pustec, ashtu siç ka qenë deri në vitet '73. Komuna e Pustecit e përbërë prej 9 fshatra është e banuar nga 5260 banorë me origjinë maqedonase”, tha Themelko.

(ad.ti/shqiptarja.com)