
Në fillim u mendua se Bologna - Fiorentina do të shtyhej, por ajo do luhet rregullisht nesër në orën 15:00. Drejtuesit e Fiorentinës nuk kanë kërkuar shtyrjen e ndeshjes, paçka ndarjes nga jeta të presidentit të tyre, Rocco Commisso.
Fiorentina kërkon të respektojë figurën e tij në fushë dhe pse jo me një sukses në udhëtim kundër Bolognas. Edhe ekipi i vajzave të Fiores do zbresë sot në fushë kundër Genoas.
Ndërkohë që LEGA Serie A ka bërë me dije se në të gjitha ndeshjet e fundjavës në Itali, do ketë një minutë heshtje në nderim të italo-amerikanit i cili u nda nga jeta në moshën 76-vjeçare dhe që ka lënë një gur themeli për futbollin në Firenze.
Lajmi kryesor:
Futbolli italian në zi, shuhet në moshën 76-vjeçare presidenti i klubit të Fiorentinës! Prej disa kohësh vuante nga një sëmundje







