Magazina me drogë në Voskop, sekuestrohen 60 kg kanabis gati për shitje dhe 100 rrënjë! Në kërkim një person

Magazina me drogë në Voskop, sekuestrohen 60 kg kanabis gati për shitje dhe 100 rrënjë! Në kërkim një person

1729793322_dscdscsd.jpg

Shqiptarja.com dhe Report Tv, ka mësuar sasinë e drogës e cila është sekuestruar, në një magazinë e cila u zbulua ditën e sotme që shërbente për tharjen dhe ambalazhimin e hashashit në fshatin Voskop të Korcës.

Sipas burimeve paraprake e policisë, janë sekuestruar rreth 60 kg lëndë narkotike canabis sativa të përgatitur për shitje, gjithashtu më tepër se 100 rrënjë në proces tharje.

Policia e Korçës vijon me procedurat hetimore për të identifikuar nëse ka persona të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari. Momentalisht i shpallur në kërkim është një shtetas banor në Voskop, i cili duket se organizonte veprimtarinë dhe kishte punësuar dhe persona për përpunimin e lëndëve narkotike.

Përveç hetimit brenda qarkut, po hetohen nëse ka persona të tjerët të përfshirë nga qarqe të tjera nga ku ka ardhur edhe lënda narkotike, drejt juglindjes. Pritet që policia të dalë në një reagim zyrtar mbi detajet e plota të operacionit i cili ende duket se është në zhvillim.


Lajmi kryesor:

Korçë/ Zbulohet magazinë me drogë në fshatin Voskop! Sekuestrohen 60 kg kanabis gati për shitje! Foto të hashashit duke u tharë, i grirë dhe arka plot (VIDEO + FOTO)


S.B/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    PD proteston duke bllokuar rrugët kryesore në vend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Skandali tek Onkologjiku, sot në SPAK mjekja Alketa Pere

Skandali tek Onkologjiku, sot në SPAK mjekja Alketa Pere