Korçë/ Arrestohen një 66-vjeçar që plagosi dy të rinj me thikë gjatë një konflikti dhe një 'skifter' elektroshtëpiakesh

Foto ilustruese

KORCË- Arrestohen në flagrancë dy persona, një 66-vjeçar që dyshohet për plagosje me thikë të dy personave dhe një person tjetër për vjedhje të pajisjeve elektroshtëpiake dhe disa orendive të ndryshme.

Personi K. H., 66 vjeç, banues në fshatin Vashtmi, Maliq,mbrëmjen e djeshme në lagjen nr. 9, Korçë, gjatë një konflikti për motive të dobëta dyshohet se ka plagosur me thikë G. Ç., 25 vjeç, banues në Vloçisht, Maliq dhe S. Xh., 30 vjeç, banues në Korçë, të cilët aktualisht ndodhen në Spitalin e Korçës, nën kujdesin e mjekëve.

Kurse A. T., 21 vjeç me baim në Korçë, dyshohet se ka vjedhur në banesat e shtetasve A. P., dhe R. M., pajisje elektroshtëpiake dhe disa orendi të ndryshme.

Sipas policisë, materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme, për veprat penale "Plagosja e rëndë me dashje" dhe "Vjedhja".

E.D./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Rritet gjoba për celularin dhe drejtimin e makinës në gjendje të dehur! A jeni dakord me ashpërsimin e Kodit Rrugor?

Komento