KORÇË - Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme rreth orës 15:30 në lagjen 17 të qytetit të Korçës.
Një autobus me drejtues A.J., 50 vjeç ka përplasur këmbësoren 53 vjeçare A.Sh.
Kjo e fundit është dërguar në spital ku ndodhet në kujdesin e mjekëve, ndërsa shoferi i autobusit është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme.
'Rreth orës 15:30, në lagjen nr. 17, autobusi me drejtues shtetasin A. J., 50 vjeç, ka përplasur këmbësoren, shtetasen A. Sh., 53 vjeçe, e cila është transportuar në spital dhe është në kujdesin e mjekëve.
Drejtuesi i autobusit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Korçë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.', njofton policia.