Thellohet skandali/ Mësuesi që ngacmonte nxënëset në Korçë prej 10 vitesh i alkoolizuar

Korçe-  Bledar Duro, mësuesi i vizatimit në Korçë, i cili u dërgonte mesazhe erotike nxënëseve prej vitesh kishte varësi nga alkooli.

Ky fakt doli në dritë gjatë seancës për masën e sigurisë. Mbrojtësi ligjor tha se Duro pranoi fajësinë dhe shprehu pendesë por gjykata me kërkesë të prokurorisë e la në burg pa afat. Për te vërtetuar se mësuesi ishte pijanec avokati dorëzoi kartelat nga viti 2014 e deri më sot.


"Bledar Duro ka pranuar faktin se ka qenë alkoolizuar dhe në momentin që dyshohet se ka pasur komunikimin ka qenë nën efektin e alkoolit pasi ai vuan nga varësia e alkoolit. I vërtetuar dhe nga vërtetimet spitalore. Ne i vumë si provë shtrimin e parë në 2014 dhe shtrimi i fundit në maj të këtij viti dhe disa ditë para se të arrestohej ka qenë duke vijuar terapinë"  tha avokati Kristian Koçibelli

Institucionet, si Drejtoria Arsimore e Korçës ashtu dhe Drejtoria e Shkollës kanë pasur dijeni për problemet e Duros me alkoolit, por nuk kanë marrë asnjë masë për largimin e tij nga puna, duke e thelluar kete skandal.

Pyetja: Si jepte mësim kur kishte probleme me alkoolin?

" Edhe në gjykimin tim ishte për tu diskutuar ky fakt por nga qëndrimet e Bledarit ai shpjegoi se gjatë qëndrimit në shkollë nuk konsumonte alkool, por pasi dilte nga shkolla konsumonte alkool në mënyrë të tepruar' tha avokati. " sqaron avokati 

 Ishin të njohura institucionet?

 Absolutisht që po! thotë avokati

Avokati ka treguar se Bledar Duro kishte 25 vite që ishte mësues i artit pamor por se vitet e fundit alkooli kishte bërë punën e vet. Gjykata nuk pranoi kërkesën e mbrojtjes por e quajti të ligjshëm arrestimin e mësuesit i cili është dhe pezulluar nga detyra. 

Mësuesi i vizatimit, 45-vjecari Bledar Duro u prangos më 13 nëntor 2024, në ambientet e shkollës 9-vjeçare “Sotir Gura”, pas denoncimit të dy nxënëseve, të moshës 14-vjecare. Ato vendosën në dispozicion të hetuesve mesazhet në whatsaap qe mësuesi u dërgonte prej nje muaji. Vajzat e mitura shantazhoheshin nga mësuesi 45-vjecar, i cili u kërkonte marrëdhënie seksuale në këmbim të arritjeve e suksesit në lenden e artit figurativ.

Prindërit e shkollës 9-vjecare në Korçë bëjnë përgjegjëse Drejtorinë Arsimore dhe Ministrinë e Arsimit për punësimin pa kritere dhe mungesën e kontrollit ndaj mësuesve. Përballë shqetësimit të tyre të drejtë vjen arroganca e Drejtoreshës së Arsimit, e cila refuzon median, duke e adresuar tek Ministria e Arsimit.

 

Bledar Duro, mësuesi i arrestuar, dyshohet se ka ngacmuar seksualisht 2 nxënëset 14 vjeçare

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Eri: 17/11/2024 09:41

    Ka plot njerez ne administrate dhe jo vetem, qe e kane qejf alkoolin, por nuk bejne gjera te tilla, te pakten jo me minorene. Kur vjen diskutimi, pse i mbajne ne pune, te gjithe shprehin keqardhjen se po t'i largosh nga puna, do besh edhe nje drame me te madhe sociale se ka kalamaj dhe grua. Jane e keqja e vetes themi dhe mbyllim nje sy. Kur nje problem ekspozohet, atehere te gjithe behen moraliste dhe drejtojne gishtin tek institucionet. Bledari ta gezoje burgun, mbase le pijen me kete rast, se perdofiline do e kete gjithmone.

    Përgjigju
  • Tedi: 16/11/2024 16:07

    Po ti avukat leshi një psikopat po mbron? Po sikur të kishe shkerdhyer vajzën Oso gruan tënde do t'a mbroje? Turp me të madh nuk ka të mbrosh një kriminel për para

    Përgjigju
    • avokat: 16/11/2024 16:25

      me beso ka turpe dhe me te medhaja qe mbrohen per lek keshtu qe lere kete muhabet. ky i arteve pamore qe i pire tape fillon flirte ka ate qe thone : c'ka barku i nxjerr bardhaku.

  • Sondazhi i ditës:
    16 Nëntor, 09:13

    Kush ka pension më të ulët bonus më të madh në fundvit? Si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zyrtari i lartë rus: Vendimi i Biden për Ukrainën mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore

Zyrtari i lartë rus: Vendimi i Biden për Ukrainën mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore