KORCE- Pas ndarjes nga bashkëshortja një 34-vjeçar nga Moglica ka vrarë ish-vjehrrin dhe ka plagosur ish-kunatin me armë zjarri.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Protopapë ku 34-vjeçari Gentian Bajramasi është konfliktuar me ish-vjehrrin dhe kunetërit e tij në oborrin e banesës së këtij të fundit.
Në grindje e sipër autori ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar në drejtim të Ylli Shorrës, 51-vjec duke e plagosur atë në këmbë ndërsa një plumb ka dëmtuar lehtë djalin e tij Fatmir Shorra në pjesën e barkut.
Shkak i ngjarjes është bërë ndarja mes autorit dhe vajzës së viktimës. Çifti i martuar thuajse një vit më parë ishte ndarë prej pak muajsh dhe vajza e viktimës ishte larguar për të jetuar në kryeqytet çka ka bërë që autori të shkojë në banesën e ish-vjehrrit me pretendimin për të kërkuar sqarime por atje ai ka qëlluar në drejtim të tyre.

Edhe pse 51-vjeçari ka qenë i plagosur në pjesën e këmbës ai ka ndërruar jetë teksa po transportohej për në spitalin rajonal të Korçës.
Mësohet se janë dashur 3 orë për ta transportuar atë me autoambulancë për shkak të zonës së largët malore por viktima nuk ka mundur të mbijetojë për shkak se kishte humbur shumë gjak.
Pas ngjarjes 34-vjeçari është larguar por policia ka bërë të mundur arrestimin e tij .

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO