Korçë/ Dhunohet një oficer i krimit ekonomik, u godit me grusht në fytyrë nga një i dehur

Korçë/ Dhunohet një oficer i krimit ekonomik, u godit me grusht në fytyrë nga një i dehur

KORÇË- Një oficer i krimit ekonomik është goditur me grusht në fytyrë nga një 42-vjeçar.

Sipas policisë së Korçës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur në një lokal në qytetin e Korçës ku 42-vjeçari M.M i dehur e ka goditur oficerin me grusht në fytyrë, duke u shkaktuar dëmtime fizike.

Oficeri ishte jashtë sherbimit dhe po pinte kafe në një lokal këtu në Korçë. Policia bën të ditur gjithashtu se personi që ka goditur oficerin është shoqëruar në polici ku do kryen të gjitha veprimet e tjera proceduriale.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:00. Aktualisht po kryen veprimet hetimore.

'Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë, arrestuan shtetasin M. M., 42 vjeç, banues në Korçë, pasi: 

Në lagjen nr. 15, Korçë, në një lokal, 42-vjeçari dyshohet në gjendje të dehur, ka goditur me grushte shtetasin J. N., (oficer policie pranë Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar të DVP Korçë, i cili ndodhej jashtë detyrës) duke i shkaktuar dëmtime fizike.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.'- njofton policia.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni urdhrin për heqjen e pushimeve verore për policët?



×

Lajmi i fundit

Zef Preçi: Nuk ka politika për produkte 'made in Albania'! Po nxitet boshatisja e Shqipërisë, reagim pasi ka pamundësi për kushtet e jetesës

Zef Preçi: Nuk ka politika për produkte 'made in Albania'! Po nxitet boshatisja e Shqipërisë, reagim pasi ka pamundësi për kushtet e jetesës