Rama pret në zyrë yllin e njohur të ‘You Tube’, kërkesa e pazakontë e Speed për kryeministrin (VIDEO)

Influenceri i njohur amerikan i ‘YouTube’, Ishowspeed i njohur ndryshe si Speed, ka mbërritur dot në Tiranë, ku ka marrë vëmendjen e shumë të rinjve të cilët vraponin që të bënin fotot dhe video me të.

Gjatë transmetimit të tij live në rrjetin sociale You Tube, ai gjithashtu u ftua dhe në kryeministri, aty ku u takua me Edi Ramën.

Kryeministri Rama i dhuroi Speed-it librin e tij me piktura. Speed pa edhe pjesë të tjera të zyrës së kreut të qeverisë, ndërsa shkëmbyen batuta me njëri-tjetrin.

Speed është i njohur edhe si fans i çmendur i Cristino Ronaldos dhe pikërisht për këtë i kërkoi Ramës që të pikturonte në zyrën e tij yllin e futbollit.

*Darren Jason Watkins Jr. Ka lindur në janar të 2005 dhe njihet nga mbarë bota si IShowSpeed ​​ose thjesht Speed, një YouTuber dhe reper amerikan. Ai është më i njohur nga të rinjtë për shumëllojshmërinë e tij të transmetimeve të drejtpërdrejta, në të cilat kryesisht luan video lojëra, duke përfshirë FIFA, Fortnite dhe Roblox.

M.Q./E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 21/06/2024 04:42

    Qe nga emri me te cilin njihet /Speed/,mund te merrni me mend prefererencat e stilin e jetes.Nejse,Rama eshte i detyruar t'a prese,ndoshta shpreson per ndonje /influence/qe mund te beje ky per turizmin!

    Përgjigju
  • Boti: 20/06/2024 20:29

    Personazhe qe ia vlen ti prese ne zyre kryeministri i vendit. Ne jemi nje meme e madhe.

    Përgjigju
  • Toni: 20/06/2024 19:00

    U be edhe lideri suprem si Sala, po takon cdo karrocier apo sherbetor qe vjen ketu. Tregon shkeputjen nga realiteti.

    Përgjigju
    • Popa: 21/06/2024 07:57

      Po cari po si thua ti

  • Sondazhi i ditës:

    EURO 2024/ Fillojnë ndeshjet e fundit, a mendoni se Shqipëria kalon grupin?



×

Lajmi i fundit

Euro 2024/ Fullkrug nderon 'Panzerat' në limte, Gjermania barazon 1-1 me Zvicrën dhe del e para në Grupin A! Skoci 0-1 Hungari, trishtohet Shqipëria

Euro 2024/ Fullkrug nderon 'Panzerat' në limte, Gjermania barazon 1-1 me Zvicrën dhe del e para në Grupin A! Skoci 0-1 Hungari, trishtohet Shqipëria