Korçë/ Disa fermerë të përjashtuar nga skema e naftës: S'po gjejmë zgjidhje për tapitë! Drejtori i Bujqësisë: Presim përgjigje nga ministria

KORÇË - Kur ka mbetur edhe një javë nga përfundimi i aplikimeve për naftën pa akcizë, shumë fermerë në Korçë ankohen se janë përjashtuar nga skema mbështetëse.

Problemi kryesor për 150 fermerët e fshatit Dërsnik është mungesë e dokumentit mbi pronësinë e tokës. Ata kanë 30 vite që enden në bashki dhe kadastër, por nuk kanë gjetur zgjidhje.

"Nuk aplikojmë dot se nuk kemi AMTP-në. Fshati jonë është më keq se gjithë fshatrat se nuk përfitojmë asgjë. Jemi pa tapi, nuk kemi as për tokën dhe as për shtëpinë.

Si përdorues të tokave bujqësore dhe taksapagues të rregullt, fermerët kërkojnë të përfitojnë naftë me cmim të lirë.

"Kemi 30 vite që paguajmë taksën e tokës dhe nuk na japin tapitë. Jemi ankuar disa herë në bashki dhe hipotekë dhe bashki asnjë zgjidhje s'na kanë dhënë. Unë nuk shkoj në votime fare", shprehet njëri prej fermerëve.

Drejtori i  Bujqësisë për Korçën Vullnet Gjolla shprehet se pret një përgjigje nga Ministria e Bujqësisë për fermerët e Dersnikut.

"Përsa u përket fermerëve që nuk përfitojnë në Dërsnik është për faktin se s'kanë AMTP-në, dhe kur s'kanë një dokument për pronësinë e tokës është e vështirë. Ne e kemi adresuar këtë shqetësim në Ministrinë e Bujqësisë, të shohim nëse do na japin një zgjidhje. Ndërsa në fshatrat e tjerë nuk përfitojnë ata që kanë më pak se 4 dynym tokë.

Edhe feremerët e bashkisë së Pustecit kanë probleme me dokumentet, ndaj gjysma e tyre janë skualifikuar.

"Ata që kanë ngastra të vogla nuk përfitojnë, kemi e Pustecit që kanë ngastra me nga 1 dynym, megjithatë 50 për qind e tokave të tyre do të përfitojnë", shprehet drejtori i Bujqësisë.

Në gjithë qarkun e Korçës janë mbi 9 mijë fermerë që disponojnë NIPT, ndërsa kanë aplikuar deri më tani për të përfituar naftë pa akcizë rreth 3500 prej tyre. Aplikimet do të jenë të hapura deri më 25 Shkurt.

E.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vuçiç: Sa të jem unë president, nuk do ta njoh kurrë Kosovën

Vuçiç: Sa të jem unë president, nuk do ta njoh kurrë Kosovën