Korçë, Dule: Koalicioni me qeverinë
ka problematika, larg pritshmërive!

Korçë, Dule: Koalicioni me qeverinë<br />ka problematika, larg pritshmërive!
KORÇË - Kreu i PBDNj Vangjel Dule teksa ka zhvilluar një takim me strukturat në Qytetin e Korçës ka analizuar edhe koalicionin qeverisës, duke theksuar se ai është ende larg përmbushjes së asaj që presin qytetarët.

Duke theksuar se bashkëpunimi me PS ka problematikën e vet, kreu i PBDNJ tha se ka hapësira për të ndrequr gabimet e deritanishme të koalicionit. 

Nga ana tjetër Dule është shprehur se PBDNJ është në momentin e diskutimit dhe më tej të përzgjedhjes së kandidaturave në 61 njësitë e reja bashkiake ndërsa sipas tij midis tyre ka kandidatura të denja që mund të përfaqësojnë në mënyrë konkuruese dhe fituese edhe vetë koalicionin.

I pyetur lidhur me emrat konkretë dhe numrin e njësive që do të kërkojnë në zgjehdjet e këtij viti, lideri i PBDNJ ka preferuar të jetë i rezervuar, duke u shprehur se komunikimi do të bëhet pasi të jenë marë vendime, qoftë të kandidimit së bashku me forca të tjera politike, qoftë më vete.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë