KORCE- Një 23-vjeçare nga Korça ka tentuar t’i japë fund jetës duke u vetëhelmuar. Fatmirësisht familjarët kanë arritur ta shpëtojnë, të renë me inicialet E.C, e cila ndodhet në spitalin e Korçës në gjendje të rëndë. Shkak për këtë ngjarje, dyshohet të ketë qenë dhuna fizike e ushtruar nga bashkëshorti i saj.

23-vjeçarja e martuar në Kuçovë është dhunuar nga bashkëshorti i saj, dhe sapo është kthyer tek shtëpia e prindërve ka tentuar të vetëhelmohet.
 
Ndërkaq, blutë e qytetit të Korçës po punojnë për evidentimin e plotë të ngjarjes.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)