Një kamion i kompanisë që po ndërton HEC-in e Moglicës ka përfunduar në humnerë mbrëmjen e kësaj të mërkure, ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Maliq-Opar.

Report Tv mëson së ka qënë një punonjës i shkarkuar i hecit të Moglicës, i cili e ka rrëmbyer automjetin e firmës dhe e ka drejtuar drejt greminës.

Përgjegjësit e fiirmës kanë denoncuar autorin B.K në polici.

U ngrit grupi hetimor dhe po punohet për të zbardhur rrethanat e e plota të ngjarjes.