Në ambjentet e Muzeut Kombëtar të Arsimit në qytetin e Korcës është promovuar ekspozita fotografike mbi Shqipërinë komuniste në vitet 1975 e parë kjo nga këndvështrimi I fotografit francez Zhak Gajard.
Kanë qënë rreth 45 fotografi të ekspozuara për herë të parë në Shqipëri në të cilat paraqitet jeta e shqiptarëve nën regjimin dictatorial në disa qytete të ndryshme si Korça, Durrësi , Fieri etj.
Në fotot e fotografura nga francezi Gajard janë fiksuar sekuenca nga jeta e përditshme e shqiptarëve me të mirat dhe të këqijat e saj duke u përpjekur në këtë mënyrë për të shmangur ideologjinë e kohës.
"Qëllimi im si fotograf ishte që në fillim të fotografoja njerëzit sepse ajo me interesonte më shumë dhe jo arritjet e socializmit të asaj periudhe. Kam fotografuar fëmijë sepse fëmijët kanë qejf të dalin në fotografi, por kam fotografuar njëkohësisht të moshuar, gjyshe, gjyshër. Kemi vajtur njëkohesiht nëpër fshatra kemi fotografuar jetën atje, por edhe nëpër uzina jetën e punëtoreve të asaj periudhe", ka thënë fotografi Zhak Gajard.
Ekspozita do të vijojë të qëndrojë e hapur për dy ditë rresht ndërsa prej ditës së parë interesi I turistëve kryesisht të huaj ka qënë mjaft i lartë.
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com