Shtatë të vdekur është bilanci tragjik i tre aksidenteve rrugore të ndodhura këtë të dielë në vend. Pak para mesnate një furgon mallrash doli nga rruga në aksin Korçë-Pogradec duke shënuar 4 viktima, 2 të rinj, një grua dhe vajza e saj 15-vjeçare. Aksidenti ishte fatal pasi furgoni ra nga Ura e Drithasit në një kanal. Më herët një makinë në të cilën udhëtonin 5 persona humbi kontrollin duke rënë nga një lartësi e konsiderueshme në lumin Osum pranë Skraparit. Një bilanc tragjik edhe në këtë aksident, 2 të vdekur dhe tre të plagosur. Ndërsa mëngjesin e hershëm të së dielës një drejtues makine humbi jetën pasi u përplas me mbikalimin e këmbësorëve në aksin Plepa - Shkozet.
Korcë, furgoni i mallrave bie nga ura, 4 të vdekur
Katër të vdekur është bilanci tragjik i një aksidenti rrugor të regjistruar orët e vona të mbrëmjes së të dielës në aksin Korçë-Pogradec. Një furgon mallrash me targa AA108 IB që drejtohej nga 29-vjeçari Ergi Manllija, banues në Lushnjë pasi ka humbur kontrollin ka rënë nga Ura e Drithasit nga një lartësi prej 12 metrash në kanal. Për pasojë kanë ndërruar jete në vend Manllija, Merita Hyka 41 vjeçe dhe vajza e saj A. Hyka 15 vjeçe, të dyja banuese në fshatin Orman të Korçës si dhe 24-vjeçari, Deljon Qerreti, banues në Fier -Shegan të Lushnjes.
Pamjet e fokusuara nga kamera e televizionit A1 REPORT tregojnë furgonin e përmbysur pasi ka rënë nga lartësia çka tregon për përmasat tragjike të aksidentit.
Furgoni ka rënë në një kanal, ndërsa katër personat të cilët ndodheshin në pjesën e përparme të mjetit kanë gjetur vdekjen e menjëhershme. Në ndihmë të tyre kanë shkuar banorët të zonës dhe ambulanca por gjithçka ka rezultuar e kotë pasi katër personat që ndodheshin në mjet kanë gjetur vdekjen e menjëhershme.
Paraprakisht dyshohet se shkak për aksidentin të jetë bërë humbja e kontrollit për shkak të pagjumësisë, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që drejtuesi i mjetit të ketë qenë i dehur.
Trupat e pajetë janë dërguar në morgun e spitalit të qytetit të Pogradecit, ku pritet të kryhet edhe ekspertiza mjekoligjore dhe pastaj të tërhiqen nga familjarët. Mësohet se Ergi Manjilla dhe Deljon Qerreti kishin ardhur nga Lushnja në këtë zonë për të sjellë produkte bujqësore dhe pasi kanë qëndruar në fshat gjatë gjithë ditës po ktheheshin për në Lushnjë.
Ende nuk ka informacioni për lidhet e tyre me dy viktimat dhe faktin se përse ato të dyja po lëviznin nga fshati në orët e vona të natës.

Foto të tjera

(Furgoni i permbysur ne aksin Korce-Pogradec, tek ura e Drithasit ku humben jeten 4 persona)
Skrapar, makina me 5 vetë bie në Osum, humbin jetën 2 persona. Arrestohet shoferi
2 të vdekur dhe 3 të plagosur është bilanci tragjik i një aksidenti rrugor të regjistruar mesditën e sotme në fshatrat e Skraparit ku një automjet ka rënë në lumin Osum nga një lartësi e konsiderueshme.
Automjeti tip BMW me targ AA695FK që drejtohej nga Oltjon Ymeri ka dalë nga rruga në vendin e quajtur “Hija e Kakrukës” dhe ka përfunduar në ujërat e lumit Osum. Për pasojë ka ndërruar jetë ne vend Sali Olldashi pasagjer ne mjet, ndërsa 40-vjeçari Flamur Dakare banues në Durrës humbi jetën rrugës për në spital.
/Shqiptarja.com