Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka inspektuar sot zyrat në varësi të ministrisë së Drejtësisë në Korçë dhe Pogradec. Kjo vizitë vjen në kuadër të bashkëqeverisjes me qytetaret, teksa synohet për të parë nga afër mënyrën e shërbimit ndaj qytetareve. Sipas saj qëllimi kryesor i andministratës është tu ofrojë qytetarëve shërbim korrekt dhe të shpejtë.

“Për ketë qëllim, ne kemi marrë masa për rekrutimin mbi procedura transparente. Nga ana tjetër, do të merren masa e shkarkimit për ata punonjës që nuk ju ofrojnë shërbim në kohë qytetareve”, tha Gjonaj. ‘Kemi filluar rekrutimin e drejtuesve në bazë të meritokracisë procedurave transparente dhe konkurs i hapur. Masa deri në shkarkime nga puna për ata punonjës që nuk respektojnë afatet ligjore për kthimin e përgjigjeve,” u shpreh Gjonaj.

Një ditë pasi Prokuroria e Tiranës vendosi mosfillimin e hetimeve për skandalin e byzylykëve të mbikëqyrjes elektronike që përdoret për të dënuarit, Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, tha seinstitucioni që ajo drejton e ka ankimuar vendimin pasi ka bindje për ekzistencën e provave.

Redaksia Online
e.gj/shqiptarja.com