KORCE- Bashkim Latollari, autor i masakrës së Gjonomadhit në Korçë duket se nuk do t’i shpëtojë dot burgimit përjetë, teksa gjykata ka refuzuar sot gjykimin e shkurtuar. Në seancë mbrojtja ka kërkuar bërjen e ADN-së së djalit të Danjela Mecollarit, pas dyshimeve të të pandehurit, por gjithashtu ka kërkuar edhe gjykim të shkurtuar duke ju referuar gjendjes në të cilën janë aktet.
 
Gjykata ka rrëzuar të dyja kërkesat duke shtyrë seancën.
 
Masakra e Gjonomadhit u regjistrua mbrëmjen e 7 janarit në fshatin Gjonomadh të Korçës, ku Bashkim Latollari ekzekutoi me automatik pas prishjes se lidhjes intime, të dashurën Danjela Meçollarin dhe bashkëshortin e saj Belimon Meçollari, si dajën dhe bashkëshorten e këtij të fundit.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)