KORCE- Ndërsa ka shkuar familjarisht në një varrim,banesa e tij në qytetin e Korçës ka rënë pre grabitësve.
 
Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme në qytetin juglindor, teksa apartamenti i bisnesmenit B. Lëngu, në katin e pestë të një pallati, është grabitur nga persona ende të paidentifikur.
 
Grabitësit kanë shkallmuar derën e apartamentit me ndihmën e një leve,ndërsa mësohet se ata kanë grabitur një sasi të konsiderueshme bizhuterish dhe shumën prej 2 milonë lekësh të vjetra dhe më pas janë larguar në drejtim të paditur.
 
Kanë qënë komshinjtë e bisnesmenit ata që e kanë njoftuar këtë të fundit për ngjarjen, i cili me të mbërritur ka njoftuar mënjëherë forcat e policisë.
 
Burime pranë uniformave blu bëjnë me dije se janë shoqëruar pesë persona që mund të kenë dijeni lidhur me grabitjen.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)