Korçë, gruaja i lind foshnjën
e vdekur, burri dhunon mjekun

Korçë, gruaja i lind foshnjën<br />e vdekur, burri dhunon mjekun
KORÇË - Sulmohet dhe goditet në spitalin e Korçës, shefi i Obsestrisë-Gjinekologjisë, Maksim Jani. Doktori është goditur dhe kanosur për jetën e tij dhe familjes, nga bashkëshorti i një pacienteje. Policia e Korçës ka bërë të ditur se, ka arrestuar autorin e ngjarjes, Nertil Koçibelli.

Shkak për këtë ngjarje është bërë vdekja e një muaji më parë e një fetusi i cili ishte në muajin e tetë të shtatëzanisë së bashkëshortes së autorit të ngjarjes, ndërsa mësohet se shkak për vdekjen e fetusit ishte pozicioni i kordonit rreth qafës.

Mjeku i kishte kërkuar vizita të tjera periodike gruas shtatzënë pas kostatimit të pozicionit të kordonit. Sipas deklarimeve, mos kryerja e vizitave ka sjellë moskontrollin e shtatëzënisë dhe humbjen e fetusit.

Koçibelli ndodhet në arrest në Policinë e Korçës dhe të hënën do përballet me gjykatën për masën e arrestit për akuzat e “goditjes, kanosjes dhe fyerjes për shkak të detyrës”. Maksim Jani është mjeku i dytë që goditet për shkak të detyrës.
 
Redaksia online
(lx/ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, a duhet hetimet të shkojnë përtej mjekëve?



×

Lajmi i fundit

Zelensky thirrje Perëndimit të lehtësojë kufizimet për sulmet ukrainase brenda Rusisë

Zelensky thirrje Perëndimit të lehtësojë kufizimet për sulmet ukrainase brenda Rusisë