KORCE - Drejtori i Drejtorisë Arsimore të Korçës Kristaq Grabocka do të procedohet penalisht në gjendje të lirë, pasi ka marrë 3 mijë euro për të punësuar në punë një grua.
 
Drejtori 49-vjeçar, banues në Korcë, sipas policisë, ka marrë ryshfetin nën ndikimin e një personi të tretë, Andrea Halili 34 vjeç me banim në Tiranë, gjithashtu i proceduar nga policia.
 
Duke shpërdoruar detyrën dhe nën ndikimin e Andreas, drejtori i arsimores në Korçë, i ka marrë 3 mijë euro shtetasin me inicialet B.M për t’i punësuar gruan.

Në janar të këtij viti Kristaq Grabockës i dogjën makinën më benzinë, ndërsa për A1 REPORT, drejtori i Arsimores Korçë deklaroi se ngjarja kishte lidhje me detyrën e tij. 

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)