Korçë, i dënuar me kusht dhe subjekt i OFL-së, arrestohet për shpërndarje të drogave të forta 35-vjeçari (VIDEO)

Korçë- Arrestohet Zalmir Qyteti 35 vjeç pas një hetimi disa mujor për goditjen e shpërndarjes së drogave të forta në qytet. Gjatë këtij operacioni u sekuestrua lëndë narkotike heroinë e ndarë në doza gati për shitje, dhjetëra kokrra metadoni, si edhe një sasi lëndë e dyshuar si prokusor. Aktualisht 35-vjeçari rezulton i dënuar me kusht, për një periudhë prej 3 vjet e 6 muaj, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" si edhe është subjekt i OFL-së ku i është dërguar formulari për deklarimin e pasurisë.

Gjithashtu nën hetim janë vendosur edhe 7 persona të cilët ndihmonin Zalmir Qytetin në shpërndarjen e lëndëve narkotike.

Njoftimi i plotë i policisë:

Korçë, Finalizohet operacioni antidrogë i koduar "Përsëritësi". 

Operacioni pas një hetimi disa mujor zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Korçë në drejtimin e Prokurorisë së Rrethit, për goditjen e shpërndarjes së drogave të forta në qytet.

Kapet dhe vihet në pranga 35-vjeçari, poseduesi i lëndës narkotike dhe organizator i shpërdarjes së saj.

35-vjeçari i dënuar më parë për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve dhe është edhe subjekt i OFL-së, ku i është dhënë formulari për deklarimin e pasurisë. 

Gjithashtu procedohen penalisht në gjendje të lirë 7 shtetas të tjerë. 

Sekuestrohet sasi e dyshuar heroinë në gjendje të ngurtë dhe e ndarë në doza gati për shitje, kokrra metadoni dhe sasi prokusori. 

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Korçë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e aktivitetit kriminal të shpërndarjes së drogave të forta, pas një hetimi disa mujor të kryer nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, finalizuan operacionin antidrogë të koduar "Përsëritësi", si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit: 

• Z. Q., 35 vjeç, banues në Korçë (i dënuar më parë për "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve), subjekt i OFL-së për të deklaruar pasurinë.

Si edhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë ndaj 7 shtetasve të tjerë.

Nga veprimet hetimore të kryera dhe provat ligjore të grumbulluara gjatë operacionit, rezultoi se shtetasi Z. Q., është poeseduesi dhe organizatori i shpërndarjes së lëndëve narkoitke, i cili nëpërmjet 7 shtetasve të tjerë bënte shpërndarjen e sasive të drogave të forta në qytet, të llojit heroinë dhe metadon, sasi të cilat këta shtetas i blinin tek 37-vjeçari dhe më pas e shisnin tek persona të tjerë, kundrejt fitimit. 

Gjatë operacionit dhe kontrollit në banesë, Policia ka sekuestruar lëndë narkotike heroinë, një pjesë e ndarë në doza gati për shitje dhjetra  kokrra metadoni, si edhe një sasi lënde e dyshuar si prokusor.

Shtetasi i mësipërm, aktualisht rezulton i dënuar me kusht, për një periudhë prej 3 vjet e 6 muaj, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", si edhe është subjekt i OFL-së ku i është dërguar formulari për deklarimin e pasurisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për hetime të mëtejshme.

k.m./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen