Korçë, i kërkuar për trafik
kanabisi, arrestohet 45 vjeçari

Korçë, i kërkuar për trafik<br />kanabisi, arrestohet 45 vjeçari
Një 45-vjeçarë është arrestuar ditën e sotme në Korçë, në fshatin Vidohovë-Devoll, pasi ishte shpallur në kërkim si i dyshuar bashkëpunëtor në trafikimin e 48 kilogramëve kanabis, nëpërmjet kufirit të gjelbër.

Më 25 prill të këtij viti, Ardian Hoxha, 45 vjeç, banues në fshatin Miras-Devoll, së bashku me tre persona të tjerë synuan të transportonin në afërsi të piramidës 54, në fshatin Vidohovë-Devoll, nëpërmjet kufirit të gjelbër drejt Greqisë, kanabis të vendosura në 2 çanta sportive dhe 1 thes plasmani.

Të arrestuarit për ngjarjen janë:
 1-  Spartak Koçileri, 37 vjeç dhe 
2-  Marsel (Melsi) Shaholli, 36 vjeç,  të dy banues në fshatin Hoçisht- Devoll.  

Si dhe u bë shpallja në kërkim:
 4-  R.K, 27 vjeç, banues në Hoçisht.
 
 Njoftimi i plotë i policisë:
KORÇË
Vijon puna për kapjen dhe ndalimin e
shtetasve të shpallur në kërkim.
Kapet dhe ndalohet, një tjetër bashkëpunëtor i dyshuar i ngjarjes së ndodhur më datë 24.04.2017 në fshatin Vidohovë-Devoll, ku u tentua të trafikohej nëpërmjet kufirit të gjelbër, një sasi prej 48 KG lëndë e dyshuar si narkotike Cannabis Sativa.
Në kuadër dhe zbatim të planit të masave në lidhje me kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim më datë 30.08.2017, specialistët e Seksionit për Narkotikët e Trafiqet në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim :
Ardian Hoxha, 45 vjeç, banues në fshatin Miras-Devoll.
Pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda në Tiranë, ka caktuar për këtë shtetas masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale: “Trafikimi i narkotikëve, kryer në bashkëpunim, ngelur në tentativë” parashikuar nga nenet 283/a/2 e 22 të Kodit Penal.
Ndalimi i këtij shtetasi, lidhet me ngjarjen e ndodhur më datë 24.04.2017, në fshatin Vidohovë të rrethit Devoll, në afërsi të Piramidës nr 54, ku shtetasi i lartpërmendur në bashkëpunim me tre persona të tjerë (dy prej të cilëve u arrestuan në flagrancë dhe një tjetër u shpall në kërkim), dyshohet se kishin synim të transportonin nëpërmjet kufirit të gjelbër drejt Greqisë, me qëllim trafikimi, një sasi prej rreth 48 KG lëndë e dyshuar si narkotike Cannabis Sativa, të vendosura në 2 çanta sportive dhe 1 thes plasmasi, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Të gjithë kemi nga një histori tragjike, të vdekjes së një familjari për faj të mjekësisë së dështuar

Spahiu: Të gjithë kemi nga një histori tragjike, të vdekjes së një familjari për faj të mjekësisë së dështuar