KORÇË - Një mjeke kardiologe në qytetin e Korçës është kallëzuar nga bashkëshortja e një pacienti, e cila e akuzon se i afërmi i saj humbi jetën si pasojë e mjekimit të pakujdesshëm ndaj tij. Familjaret e 52-vjeçarit, i cili ka ndëruar jetë në kryeqytet disa orë pasi është vizituar për shkak të problemeve kardiake, thonë se mjekja në Korçë nuk ka bërë kontrollet e duhura.
Bëhet fjalë për mjeken Praksithea Pano. Kardiologia është paditur nga Rajmonda Berdilla, e cila e akuzon se ka neglizhuar trajtimin e bashkëshortit të saj Berti Bërdilla dhe si pasojë ai humbi jetën.
Rajmonda Berdilla mes lotësh rrëfen se përgjegjësja e vetme për këtë ngjarje mbetet mjekja kardiologe Praksithea Pano, e cila sipas saj neglizhoi punën. Sipas zonjës Berdilla, bashkëshorti fillimisht mori ndihmën mjekësore në shërbimi i rojës dhe më pas u ekzaminua nga kardiologia Pano e cila i kërkoi analizat e gjakut. Pas marrjes së analizave sipas Rajmondës, kardiologia nuk u ka kushtuar vëmendje duke e konsideruar situatën normale dhe e ka kthyer pacientin në shtëpi.
Ramjonda Berdilla shprehet se ajo do t’i shkojë deri në fund kësaj ngjarjeje që drejtësia të shkojë në vend. Ndërsa vetë mjekja kardiologe Praksithea Pano nuk pranon të japë asnjë shpjegim për këtë ngjarje të rëndë.
52-vjeçari ndërroi jetë më 28 Dhjetor të vitit që lamë pas. Sipas burimeve zyrtare nga spitali i Korçës, Berdilla shkoi për të marrë ndihmë mjekësore në urgjencën e spitalit rajonal të Korcës pasi kishte dhimbje në kraharor. Të njëjtat burime sqaruan për A1 Report se ai ndërroi jetë pasi mbërriti në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, pas kryerjes së disa ekzaminimeve.
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO