Një aksion nga blutë e Komisariatit të Korçës është finalizuar me arrestimin e 4 personave. 500 gramë heroinë janë gjetur dhe sekuestruar nga Policia. Operacioni është zhvilluar në qendër të qytetit, ndërsa janë arrestuar 3 shitësit dhe një blerës. Po punohet për kapjen e personave të tretë, që dyshohet se janë të lidhur me rrjetin e shpërndarjes së heroinës.
Ende nuk ka të dhëna mbi identitetin e të arrestuarve.
Komento