Korçë-Një 32- vjeçar është vënë në pranga nga policia e Korçës, pasi u kap me 3 kilogramë kanabis.
Sipas policisë, sasia e kanabisit u zbulua gjatë kontrollit të bërë në mjetin e tij, e cila u konstatua e fshehur në motorrin e mjetit e mbështjell me 4 qese plastike dhe kishte për qëllim shitjen.
Në kuadër të operacionit të koduar "Aksi", policia bënë me dije se në pranga ra 32- vjeçari Skerdiljan Spahi, banues në fshatin Cangonj.
‘Ky shtetas u kap në aksin "Bilisht -Korçë", duke transportuar me automjetin e tij 4 qese me kanabis (3 kilogramë) të cilat i kishte fshehur në pjesën e motorrit të automjetit’, njoftoi sot policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.