Gjatë mbrëmjes së djeshme, policia e Korçës në bazë të informacioneve të sigurara ka arrestuar një 25 vjeçar me inicialet S.D. pasi i është gjetur një sasi lënde narkotike e dyshuar kokainë, të cilën e kishte të ndarë në doza.
I riu u kap në fshatin Zëmblak ndërsa dyshohet se sasinë e kokainës e kishte bërë gati për shitje.
Gjatë aksionit policor, u kap po ashtu edhe një 20 vjeçar me iniciale A.T. të cilit iu gjet një sasi e konsiderueshme lënde narkotike kanabis makinën që po lëvizte. Në momentin e ndalimit nga policia, në mjet ishte edhe një tjetër i cili tentoi të largohej me vrap por u kap nga shërbimet e policisë. Ky i fundit do të hetohet në gjendje të lirë. Teksa i riu tjetër i arrestuar dyshohet se merrej me shpërndarjen e drogës.
Aksioni u finalizua nga sektori i antidrogës në Korçë, ndërsa mësohet se u kryen edhe kontrolle banesash.
Lënda narkotike dhe celularër e të rinjve u sekuestruan si provë materiale.
Komente








