KORCE- Një fëmijë 8 vjeç është plagosur mëngjesin e sotëm si pasojë e një aksidenti automobilistik. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Sovjan, në momentin kur 8-vjeçari po kalonte rrugën.
 
Si pasojë e goditjes, 8-vjeçari K.Mucollari, është aksidentuar rëndë dhe është dërguar menjëherë në spitalin rajonal të Korçës, për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
 
Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur edhe forcat e policisë dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit, si apsojë e të cilit ka mbetur i plagosur rëndë djali 8-vjeçar.
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)